Vrasja e Ardian Nikulajt, porositësi dhe bashkëpunëtorët dalin përpara Gjykatës së Ekstradimeve në Angli

Aktualitet

Publikuar: 23/02/2024

Vrasja e Ardian Nikulajt, porositësi dhe bashkëpunëtorët dalin përpara Gjykatës së Ekstradimeve në Angli

Mësohet se Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, Harry Simpson bashkë me shqiptarin Edmond Haxhia, bashkë me avokatët e tyre, u përfshinë në një seancë parapëgatitore për nisjen e seancave ku do të shqyrtohet kërkesa e shtetit shqiptar.

Nga dolumentet e gjykatës pare nga Top Channel është vendosur nisja e seancës së parë të shqyrtimit të ekstradimit në 21 Mars 2024.

Parashikohem disa seanca gjyqësore në paraqitjen e provabe sjellë nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri si dhe shpalosja e pretendimeve të mbrojtjes.

Pritet me interes ajo çfarë do te thotë mbrojtja përballë një mori me materiale filmike të kamerave të sigurisë administruar si provë nga policia dhe Prokuroria e Lezhës.

Këto materiale, janë pjesë e dosjes dërguar nga Shqipëria për këtë proces.

Përfaqësuesi Shqipërisë në këtë proces pritet ta nisë prezantimin e kërkesës pikërisht me këto pamje filmike e të shpjegojë rolin e të kërkuarve nga Shqipëria për tu ekstraduar.

Thomas Mithan, Steven Hunt, Edmond Haxhia do të vijonë të qëndrojnë në paraburgin ndërsa Harriet Bridgeman e lirë me kusht.

Për vrasjen e Ardian Nikulajt Prillin e vitit të shkuar, nga Maroku pas bisedimeve intensive nga Drejtoria e Mardhënieve me Jashtë në Policinë e Shtetit, u realizua në Dhjetor 2023 sjellja e Ruben Saraiva i dyshuar si ekzekutor.