Një shpërthim ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit.
Një sasi lënde plasëse i është vendosur një automjeti tip “Audi” i parkuar në parkingun e një supermarketi pranë Teatrit Migjeni në Shkodër, rreth orës 4”20 minuta.
Si pasoje e shpërthimit të forte, automjete është dëmtuar pothuajse plotësisht.
Një person me motor i është afruar makinës dhe i ka hedhur lëndën plasëse. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin.
Ndërkohe pronari i mjetit B.Freskina ka deklaruar për policinë se nuk e ka idenë se kush janë autorët e vendosjes se molotovit, ndërsa është shprehur se ka patur disa debate të vogla me disa persona të ndryshëm, por nuk ka dhënë emra konkret duke thënë se nuk ka dyshime.