Erzen Breçani përfundon në spital, vuan nga frika e burgut (klaustrofobia) hapësirat e mbyllura

Kryesore

Publikuar: 20/02/2024

Erzen Breçani përfundon në spital, vuan nga frika e burgut (klaustrofobia) hapësirat e mbyllura

Ish-zyrtari i lartë i Policisë, Erzen Breçani, është duke qëndruar në ambientet e spitalit të Burgut, ku u transportua nga ambientet e paraburgimit.

Referuar burimeve nga Drejtoria e Burgjeve, Breçani vuan nga klaustrofobia, frika nga vendet e mbyllura.

Gjykata pranoi ditën e sotme kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit për të kryer ekspertizë mjekësore.

Seanca e radhës u shty për ditën e premte, ku do paraqiten dy mjekët që do kryejnë akt ekspertimin.

Nga ana tjetër, avokatët Erzen Breçanit kanë kërkuar zëvendësim mase dhe informacion nga SPAK në çfarë pike janë hetimet.Tv Klan