Programonin shpërthim me telekomandë në distancë, arrestohen dy vëllezër në Sarandë

Aktualitet

Publikuar: 18/02/2024

Programonin shpërthim me telekomandë në distancë, arrestohen dy vëllezër në Sarandë

Policia e Sarandës ka parandaluar ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse, duke vënë në pranga dy vëllezër.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Në kërkim u shpall një 26-vjeçar i cili dyshohet si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive dhe u procedua penalisht një 58-vjeçar.

Më herët, gjatë operacionit policor rë koduar “Knock Out 4”, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, Policia e Vlorës sekuestroi 1 minë me telekomandë, 5 armë zjarri dhe municion luftarak, si dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.