Perlat / Çim Peka: Bill Clinton lidhje me Zani Çaushin. Strazo koburja: Blinken erdhi për qoka. Lela: Vizita e çuditshme

Kryesore

Publikuar: 15/02/2024

Perlat / Çim Peka: Bill Clinton lidhje me Zani Çaushin. Strazo koburja: Blinken erdhi për qoka. Lela: Vizita e çuditshme

Në televizionet shqiptare, nëse ke nerva, mund të dëgjosh perla të pazakonta, që më shumë se tregojnë nivelin qesharak të atyre që dalin në TV, të heqin mërzinë dhe lodhjen e ditës.

Ja p.sh, nëse doni të qeshni pak, dëgjoni Çim Pekën. Me të humori është i garantuar.

Së fundmi, duke folur në televizionin e familjes Berisha, ku ai është kryegazetar, ka thënë se republikanët demokratë e duan Shqipërinë, ndërsa demokratët e urrejnë dhe veç kanë punuar kundër Shqipërisë.

Së fundmi, duke folur në televizionin e familjes Berisha, ku ai është kryegazetar, ka thënë se republikanët demokratë e duan Shqipërinë, ndërsa demokratët e urrejnë dhe veç kanë punuar kundër Shqipërisë.

Kuptohet, kundër Sali Berishës. Hajde dhe mos qesh pastaj me këta!

Më qesharak se Çlirimi është ish deputeti Gent Strazimiri, i njohur si Strazo Koburja, i cili tha sot në televizionin e familjes Berisha se vizita e Blinken ishte një qokë.

Gjithsesi mund të falënderojnë sa herë të duan. Mund të vijnë edhe një herë në vit të falënderojnë për këtë punë qeverinë. Qeveria, në fakt ky është problemi që ka, që në vend që të zgjidhë hallet e shqiptarëve, ju bën qoka cilido prej atyre që është disponibël të vijë e të thotë, të na tregojë neve se sa qeveri të mirë kemi. Nga kjo pikëpamje, vizita e zotit Blinken do të pasohet qartësisht nga disa vizita të drejtuesve të shtetit italian për të ardhur dhe për të shprehur mirënjohjen e tyre se po iu japim Gjadrin dhe gjithë Zadrimën si një burg për emigrantët e paligjshëm nga Afrika.

Qershia mbi tortë është ish zari i Naim Çilit, Alfred Lela, një personazh që ka punuar si banakier në SHBA, një punë e nderuar, por që Lela thotë se është njeriu i amerikanëve.

Edhe njeriu i amerikanëve, edhe zëdhënës i personazhit që amerikanët e kanë shpallur non grata! Lela e ka konsideruar vizitën e Blinken si të çuditshme.

“Pak më poshtë në selinë e qeverisë po takohen disa të korruptuar, disa janë shqiptarë e disa janë amerikanë, por siç e kërkon edhe tradita e të korruptuarve e do dhe e kërkon, nuk ka ngjyrë e shtetësi korrupsioni, i përket kryesisht maskarenjve.

Pse janë të korruptuar?

Sonte shtrëngojnë duart disa personazhe që ju e keni parë në dosjen McGonigal. Këtë dosje nuk e ka shpikur opozita shqiptare, por ka ardhur nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Është aty Charls McGonigal, Edi Rama, Dorian Duçka, Damian Gjiknuri, Agron Neza dhe me radhë. Janë aty me të gjitha detajet e poshtërsive dhe më i poshtri ndër ta, jo se prek opozitën dhe PD, është përpjekja për të korruptuar ish-shefin e kundërzbulimit të zyrës së Nju Jork për të goditur opozitën e një vendi, Partinë Demokratike.

Çfarë i bën amerikanët që shtrëngojnë duart me këtë personazhe sot, gjatë gjithë ditës të korruptuar.

Pikërisht ky fakt.

A nuk e di Blinken, Kim se këto personazhe. Ata e dinë shumë mirë se çfarë po bëjnë dhe kjo e bën atë ç’ka po bëjnë  një akt të pastër korrupsioni.

Është një vizitë ngado që ta shohësh. Është një vizitë e çuditshme sepse ndodh një ditë para se një gjykatës i SHBA në Uashington DC ta shpallë atë tashmë fjator. Ai e ka pranuar fajësinë dhe nesër vetëm do të marrë një pjesë të dënimit të merituar, një tjetër e ka marrë në Nju Jork.

Është i dënuar dyfish.

Një ditë para se gjykata e Uashington të shpallë dënimin, Antony Blinken vjen e shtrëngon duart me korruptuesit, personazhet e dosjes dhe të poshtërsisë.

A po vjen Antony Blinken ashtu siç thotë për sigurinë në Ballkan, a po vjen ndoshta për projektet e Sorosit.

Cilët janë projektet e Soros. Ta pranojmë të dashur miq, Edi Rama është projekti më i madh i Sorosit në Tiranë. Me nismat e tij të vazhdueshme antishqiptare ka qenë vazhdimisht i ndihmuar, asistuar, lobuar nga Xhorxh Soros dhe i biri Aleks Soros.

A po vjen për projektin e dytë tjetër të Sorosit, reformën në drejtësi. Ju e mbani mend kush e prezantoi paketën e reformës në drejtësi. Fondacioni Soros në Tiranë.

A po vjen për të gjithë nënpunësit po të fondacionit Soros, me gjithë respektin e pafund për popullin afgan në luftë dhe përpjekje për liri, por afganët që erdhën në Tiranë një pjesë e tyre ishin nëpunës të fondacionit Soros në Afganistan.

Unë vetëm pyetje i kam, a vjen për këto projekte të Soros, për sigurinë dhe nëse nuk vjen as për njërën as për tjetrën, ku e merr guximin që vjen një ditë para se gjykatat e vendit të tij, departamenti i drejtësisë të dënojë prej 2 vitesh ish-kryeagjentin e FBI-së së zyrës së Nju Jorkut, Charls McGonigal, bashkëpunëtor i Edi Ramës.

Këto nuk janë dilema, por fakte të dashur miq”.