Blinken zbret në Rinas, Tirana blindohet nga forcat e policisë! Snajper mbi ndërtesa

Kryesore

Publikuar: 15/02/2024

Blinken zbret në Rinas, Tirana blindohet nga forcat e policisë! Snajper mbi ndërtesa

Ka mbërritur në Tiranë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Në pritje të Blinken, i cili shoqërohet nga ish-ambasadorja Yuri Kim, në Rinas ishte ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati dhe ambasadori amerikan në Tiranë, David Wisner.

Pasi u takua me zyrtarët, eskorta e Blinken u nis drejt Tiranës, ndërsa të gjitha rrugët janë të ‘fortifikuara’ nga policia dhe nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve.

Gjatë vizitës që pritet të zgjasë disa orë, pjesë e turit që nis në Shqipëri dhe përfundon në Berlin, zyrtari i lartë amerikan do të ketë një takim me presidentin e vendit Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Tirana është ‘veshur’ me flamuj amerikan, ndërsa një banderolë gjigande është vendosur në korpusin e Universitetit të për t’i uruar mirëseardhjen numrit dy të administratës amerikane. 

Tirana është blinduar me forca policie të dukshme dhe me agjentë. Mbi ndërtesa ka me dhjetëra snajperistë.