Blinken takon Altin Dumanin dhe krerët e tjerë të drejtësisë, tërbohet Sali Berisha, në panik të korruptuarit e tjerë

Kryesore

Publikuar: 15/02/2024

Blinken takon Altin Dumanin dhe krerët e tjerë të drejtësisë, tërbohet Sali Berisha, në panik të korruptuarit e tjerë

Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka konfirmuar mbështetjen për sistemin e drejtësisë në vend.

Në ambientet e Piramidës, numri 2 i administratës amerikane është takuar me të gjithë drejtuesit e sistemit të drejtësisë.

Teksa ishte i pranishëm në një aktivitet me të rinjtë te ‘Piramida’, të pranishëm ishin kreu i SPAK, Altin Dumani, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani si dhe kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

Takimi është një mesazh i qartë për mbështetjen e SHBA-ve ndaj SPAK, i cili është kthyer në tmerrin e të korruptuarve.

Sali Berisha e ka përjetuar dramatikisht këtë takim, pasi është marrë i pandehur nga SPAK si i korruptuar.