Një doktor Adhamudh në QSUT, Gëzim Xhepa kirurg plastik pa diplomë, ja çfarë paraqet në vend të diplomës, pedagog në Fakultetin e Mjekësisë dhe mjek në dy spitale private, doli te Foltorja e Nongratës

Kryesore

Publikuar: 12/02/2024

Një doktor Adhamudh në QSUT, Gëzim Xhepa kirurg plastik pa diplomë, ja çfarë paraqet në vend të diplomës, pedagog në Fakultetin e Mjekësisë dhe mjek në dy spitale private, doli te Foltorja e Nongratës

Doktor Adhamudhët nuk shfaqen vetëm tek Arian Çani dhe nëpër mejhanet e Tiranës, duke pretenduar se shërojnë të gjitha sëmundjet me baltë, ujë, karota dhe me pozicionionin e hënës, por ndonjë ka depërtuar edhe në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, duke marrë në qafë pacientët, sidomos kur dehen që në mëngjes në lokalet rrotull QSUT.

Prapaskena mësoi për një intensitet ankesash verbale ndaj doktorit Gëzim Xhepa, një personazh me disa damka të zeza profesionale, i shfaqur si doktor shkecash (me disa certifikata dhe licenca false) edhe në Foltoren e Sali Berishës, non grata nga SHBA-të dhe i izoluar nga SPAK në shtëpi si i korruptuar.

Ankesat e vazhdueshme të familjarëve të pacienteve për arrogancë, gjendje të dehur dhe mjekim të pakujdesshëm, kanë rënë në veshin e mpirë e administratës së QSUT, e cila si çdo sektor tjetër publik, lëviz vetëm kur ndonjë skandal del jashtë mureve dhe bën jehonë në media.

Gëzim Xhepa është mjek, kirug plastik pranë QSUT, shërbimi i djegies plastike, njëherësh pedagog pranë Fakultetit të Mjekësisë.

Për të ushtruar këtë funksion duhet të jesh mjek specialist i diplomuar në këtë fushë (programet e afatgjata të specializimit 4-5 vjet), siç parashikohet në ligjin për arsimin e lartë, statutin e Universitetit të Mjekësisë, rregullore të UMT, vendime dhe udhëzime.

Sipas të dhënave zyrtare, Gëzim Xhepa nuk posedon një diplomë kirurgu, siç e parashikon detyrimi ligjor, fakt të cilin e ka mbuluar prej vitesh me disa letra bakalli.

Në vend të diplomës, Gëzim Xhepa ka paraqitur vetëm një dëshmi dhënie provimi të vitit 1990.

Për 33 vite, Gëzim Xhepa ka punuar pa qenë specialist i fushës përkatëse.

Nga Fakulteti i Mjekësisë konfirmohet zyrtarisht se doktori Gëzim Xhepa nuk ka diplomë kirurgu.

Nga QSUT konfirmohet gjithashtu se Gëzim Xhepa ka vetëm licencën e kirurgut plastik. Ky fakt implikon penalisht autoritetin që e ka lëshuar këtë licencë kohët e fundit, pasi nuk mund të lëshohet një licencë specialisti pa qenë mjet specialist i pajisur me diplomën përkatëse.

Licenca është lëshuar nga Urdhëri i Mjekut, dega Tiranë, në kundërshtim flagrant me ligjin.

Gëzim Xhepa jo vetëm vesh përparsen dhe dorezat e kirurgut plastik pa diplomë, por jep mësim në Fakultetin e Mjekësisë.

Xhepa punon edhe pranë Spitalit Continental dhe Klinikës Ortodokse Diagnostike, ndërsa shfaqet si specialist i fushës edhe në emisione televizive.

Ndërkaq, sipas të dhënave, Xhepa është pezulluar për 6 muaj në vitet 2000 nga QSUT-ja për të mos ushtruar profesionin, pasi ka ndërruar jetë një pacient i mitur për shkak të gabimit të tij, histori për të cilën do të flasim në vijim.

Gëzim Xhepa mbahet mend edhe për disa deklarata të papërgjegjshme në vitin 2020, ku kundërshtonte masat e sutoriteteve për kufizimin e përhapjes së Covid-19, duke ushqyer teoritë konspirative dhe mohuar rrezikshmërinë e virusit

“Corona e paska sulmuar Shqipërinë me çeta partizane, jo me ushtri. Prandaj nuk ra në sy armiku i padukshëm!!!”, shkruante Xhepa në rrjetet sociale, duke konkurruar konspiracionistin Alfred Çakon.

Më vonë i fshiu statuset, pasi me sa duket ka menduar se mund ta pengonin për të bërë karrierë.