Shpërthen lënda plasëse në oborrin e një banese në Lezhë, brenda ndodhej vetëm një e moshuar

Aktualitet

Publikuar: 04/02/2024

Shpërthen lënda plasëse në oborrin e një banese në Lezhë, brenda ndodhej vetëm një e moshuar

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e një banese në Ishull-Lezhë.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm pasi është dëgjuar në zonë duke krijuar frikë dhe panik te qytetarët, ndërsa brenda në banesë ka qenë vetëm nëna e moshuar e Aleks Ivanajt, i cili vetë jeton jashtë Shqipërisë.

Lënda plasëse është hedhur nga persona të pa identifikuar në oborrin e shtëpisë së Aleks Ivanajt.

Policia informoi se dyshohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë që është shtruar oborri.

Nga shpërthimi nuk ka raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Fqinjët të shqetësuar kanë shkuar pranë banesës dhe më pas kanë sinjalizuar policinë.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, policia ndodhet në vendin e ngjarjes.