Berisha merr në mbrojtje Arben Ahmetajn dhe kërcënon: Edi Rama një qime floku po i preke do e pësosh personalisht me familjen tënde

Kryesore

Publikuar: 02/02/2024

Berisha merr në mbrojtje Arben Ahmetajn dhe kërcënon: Edi Rama një qime floku po i preke do e pësosh personalisht me familjen tënde

Nga ballkoni i shtëpisë në arrest shtëpie për korrupsion Sali Berisha ka marrë në mbrojtje ish zv kryeministrin Arben Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar për aferën e Inceneratorëve, një ditë pasi në televizionin e tij, bëri një përpjekje të dëshpëruar për t’u viktimizuar me shpresën që të përfitojë azil politik në vendin që e strehon.

Deklarata e Berishës duket në kufijtë e çmendurisë, përmes të cilës i drejtohet Ramës të cilin e “paralajmëron” dhe kërcënon me familje, nëse Ahmetajt siç thotë ish kryeministri i preket një fije floku.

“Tani unë këtu në emër tuaj, i deklaroj Edi Ramës se një qime floku po e prekët Arben Ahmetajt dhe familjes së tij, do ta pësosh me familjen tënde.

Ja bëj këtë sepse Arben Ahmetaj, të denoncojë. E bëre me Ervis Martinin, por se bën dot kurrë për Arben Ahmetaj.Mos përdor kriminel mor hajdut, përdor vrasës, mor frikacak, sepse nuk do të mund të ndalosh veprime të tjera pastaj”, tha Berisha.