Ekzekutohet me 90 plumba mafiozi në mes të Athinës

Aktualitet

Publikuar: 14/01/2024

Ekzekutohet me 90 plumba mafiozi në mes të Athinës

Vangjelis Zabunis 44 vjeç, anëtar i njohur i mafias greke u ekzekutua natën e kaluar në rrugën “Ilia Iliu” në qendër të Athinës.

Sipas informacioneve të para mbi viktimën u qëlluan të paktën 80-90 plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Pak minuta më pas në daljne e Athinës në vendin e quajtur Hajdari u gjet edhe automjeti i autorëve, një fuoristradë e cila rezulton e marrë me qera.

Brenda makinës u gjetën edhe 2 kallashnikovë dhe të paktën 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmin mbi Zubunin.

Viktima ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafias greke. Para 4 vitesh ai i kishte shpëtuar një atentati ku kishte marrë plagë të rënda por për fat autorit i ishte bllakuar arma dhe nuk kishte mundut ti jepte goditjen përfundimtare.

Duket se këtë herë autorët ishin të vendosur të mos gabonin ngaj dhe përdorën të paktën 3 armë.

Zubunis ishte ishte arrestuar disa herë dhe ishte në top listën e të dyshuarve për disa sulme ndaj bandave të tjera. Ai merrej edhe me kundrabandë të karburanteve dhe pijeve alkoolike si dhe gjobëvënie.

Policia thotë se ekzekutimi i Vagjeli Zubunis ishte vrasje me pagesë.

Autoritet shtojnl atë në listën e gjatë të ekzekutimeve të ndodhura vitet e fundit në luftën e pamëshirshme mes bandave mafioze greke.

Në këto banda anëtarë janë edhe shumë shtetas shqiptarë,të cilët shpesh marrin përsiper edhe ekzekutimet dhe shantazhet ndaj bizneseve për tju marrë atyre shuma parashë.