Vrasja e Liridona Ademajt/ Gjykata zgjat me dy muaj afatin e paraburgimit ndaj bashkëshortit të saj!

Rajon

Publikuar: 29/12/2023

Vrasja e Liridona Ademajt/ Gjykata zgjat me dy muaj afatin e paraburgimit ndaj bashkëshortit të saj!

Autoritetet kosovare kanë vendosur zgjatjen e afatit të paraburgimit ndaj 3 të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor, bashkëshortit të saj, Naim Murselit, si dhe dy të dyshuarve të tjerë,

Ky vendim është konfirmuar për mediat e Kosovës nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, e cila bëri të ditur se paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024.

Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin.

Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”,- thuhet në konfirmim.