Mbetet në fuqi harta e re gjyqësore, Kushtetuesja rrëzon ankimimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë

Aktualitet

Publikuar: 27/12/2023

Mbetet në fuqi harta e re gjyqësore, Kushtetuesja rrëzon ankimimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë

Harta e re gjyqësore aq shumë e kontestuar do të mbetet në fuqi. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot ankimimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Sipas argumentimit të Gjykatës Kushtetuese, vendimi për reduktimin dhe zhvendosjen e gjykatave nuk e cënon të drejtën e aksesit në gjykatë, duke mos e cënuar kështu parimin e proporcionalitetit.

Harta e re gjyqësore u miratua më 21 korrik të vitit të shkuar, ku veç shkrirjes së disa gjykatave në rrethe, parashikon edhe shkrirjen e pesë prej gjykatave të Apelit, në vend duke lënë vetëm një të tillë në Tiranë.

Po ashtu, ajo parashikon shkrirjen e katër Gjykatave Administrative, duke krijuar vetëm dy të tilla, një në Tiranë për Veriun e vendit dhe një në Lushnje për Jugun.