Një nga personazhet që dyshohet se mbulon pasuri të paligjshme dhe i lakuar se lëviz paratë e pista të Shkëlzen Berishës, është ndaluar dhe kontrolluar nga policia në Rinas.
Bëhet fjalë për Gazmir Spahinë, ish drejtor i Tatimeve në fund të qeverisjes Berisha, i besuar i Shkëlzen Berishës për punë të dyshimta.
Shkëlzeni i ka besuar Spahisë edhe administrimin e televizionit Syri, ku Çim Peka është pronar me letra, në fakt thjeshtë një vartës i vartësit të Shkëlzenit që ka paratë.
Spahia ëshë nën monitorim prej kohësh pasi dyshohet se shërben si çanta e zezë e Shkëlzenit për të lëvizur paratë e pista.
Krimi Ekonomik në Policinë e Shtetit është sinjalizuar se Spahia po sillte nga jashtë vendit një çantë me para të Shkëlzen Berishës, në kushtet kur punonjësit e Syri Tv kishin dy muaj pa marrë rrogat.
Në këto rrethana, Gazmir Spahija është kontrolluar imtësisht, disa ditë më parë, sapo ka zbritur në Aeroportin e Rinasit.
Nga kontrolli nuk ka rezultuar që Spahia të kishte me vete shuma të mëdha parash. Meqenëse Spahia është i dyshuar, ka gjasa që Shkëlzeni të ketë gjetur rrugë të tjera për të lëvizur paratë e pista.
Spahia është akuzuar nga Lulzim Basha si një nga organizatorët e sulmit të Sali Berishës për të marrë me dhunë selinë e PD-së në janar 2022.
Spahia u përgjigj se ishte ‘mercenar i përjetshëm’ i Berishës, edhe pse ky i fundit doli nga oxhaku i Nexhmije Hoxhës dhe zyra e Ramiz Alisë.
Gaz Spahia është lakuar se posedon një pasuri me vlerë miliona euro, apartamente pranë Gardës, makina luksoze dhe biznese, e pajustifikuar me të ardhurat e ligjshme.
Spahia është aksioner dhe kontrollon një rrjet kompanish me aktivitet të errët, në bashkëpunim me Petraq Milon, Akil Krajën, Rezar Llukaçej, Gentian Kollçinakun, Juljan Dedën etj.
Po a ka përfituar Spahia prona publike dhe leje për panele diellore nga qeveria Rama?