Teprimi me të bardhën ka degraduar dhe depersonalizuar Vesho mallistin, duke humbur sensin e realitetit, koherencës, kujesës dhe logjikës.
Rasti i Vesho mallistit është serioz pasi pasojat e vizave shfaqen në një portal që u mban ison oligarkëve, gjysmës së qeverisë dhe përgjithësisht politikanëve të korruptuar.
Një ditë e sulmon një personazh, ndërsa pas një jave e merr në mbrojtje, duke i konsideruar denoncimet ndaj tij si mafioze.
Nga kompleksi i të qenit një herë bole e Ridvan Bodes, një herë loqe e Arben Ahmetajt, një herë koqe e Sandër nongratës dhe së fundmi tope e Ilir Metës, Vesho mallisti sulmoi disa ditë më parë prokurorin e SPAK-ut, Klodian Brahon, duke e akuzuar për lidhje interesash me Erion Veliajn dhe ndërtuesin Armand Lilon, të cilit ia shkruante emrin me iniciale për t’i marrë ndonjë bakshish.
Sot, Vesho mallisti, mori në mbrojtje prokurorin Klodian Braho, duke e konsideruar si sulm mafioz një kallëzim penal të Mirel Mërtirit ndaj tij.
Një gazetar serioz duhej të merrej me faktet, nëse prokurori Braho ka udhëtuar me trafiknatin e drogës Bledar Gavellin, pse nuk e ka deklaruar në Veting, pse ka gënjyer në formularin për pastërtinë e figurës, pse shpëtuan nga sekuestrimi pasuritë e Gavellit në SPAK, çfarë pasojash kanë sjellë fshehja e këtyre të vërtetave, a e kompromenton reputacionin dhe besueshmërinë e SPAK një prokuror i tillë etj.
Por Vesho mallisti nuk është gazetar. Vesho mallisti është një ish zyrtar i korruptuar i Ministrisë së Financave, i cili pas rënies së PD-së nga pushteti, ka ngritur një stan gjobash, madje ka hapur edhe një mender televizion me para të pista, duke kompromentuar rëndë AMA-n, që i ka dhënë një licence me dosje false.

