Mërtiri nxjerr padinë kundër Klodian Brahos: Ka udhëtuar me kriminelë, nuk i ka deklaruar

Krim & Korrupsion

Publikuar: 19/12/2023

Mërtiri nxjerr padinë kundër Klodian Brahos: Ka udhëtuar me kriminelë, nuk i ka deklaruar

Biznesmeni Mirel Mërtiri ka hedhur akuza të forta sonte ndaj prokurorit të SPAK-ut, Klodian Braho, të cilin edhe më herët e akuzoi se ka stisur të gjithë dosjen e inceneratorëve duke manipuluar provat.

Ai tha se prokurori Klodian Braho ka gënjyer në veting duke fshehur daljen jashtë shtetit me kriminelë.

Mërtiri i dërgoi një dokument gazetarit Çim Peka i cili e tregoi në ekran.

“Nuk mund të pretendohet drejtësia nga njerëz të caktuar të cilët gënjejnë në vetting për atë që janë. Si mund të besosh te ky prokuror apo drejtësi që ky do përçojë kur ky njeri gënjen njerëzit me të rëndësishëm të vetingut, gënjen të gjitha institucionet ndërkombëtare. Ai është prokurori që ka stisur termin pronar faktik dhe çoi shumë njerëz në burg. Z. Klodian Braho ka gënjyer në vetting, ka dalë jashtë shtetit me kriminelë dhe i ka fshehur këto gjëra. Dhe ato janë në dokumentin që ju nisa”, tha Mërtiri.

“Prokurori Klodjan Braho ka kaluar vetingun bazuar ne vendimin e Komisionit te Pavarur te Kualifikirnit me vendimin nr, 191 te matte me date 26 korrik 2019.

Ne lidhje me vendimarrjen mbi konfirmimin ne detyre te prokurorit Klodjan Braho, behet me dije se eshte mare me shumice votash ku nje prej anetareve te vetingut Xhensila Pinc ka gene kunder konfirmimit ne detyre te prokurorit ne f)ale, pasi sipas saj nuk permbusheshin kriteret ne lidhje me vleresimin e figures.

Ne mendimin e pakices se anteraes se vetingut Xhensila Pine arsyetohet se subjekti i rivleresimit K]odjan Braho sipas nenit DH, mbi kontrollin e figures, te\neksit te Kushtetutes, ka pasur detyrimin per plotesim me vertetesi dhe saktesi te deklarates per kontrollin e figures dhe sipas shtojces 3 te ligjit nr. 84-2016  referuar r\neksit te Kushtetues

(neni DH), nenit 61/3 te ligjit nr. 84/2016 dhe vendimit nr.11 date 12.09.2018 te Kolegjit te Posacem te Apelimit, lidhur me kriterin e pastertise se figures, subjekti i rivleresimit ka bere deklarim te pamjaftueshem per kriterin e kontrollit te figures. Ky arsyetim ka te beje me denoncimin per denimin per trafikim te lendeve narkotike te vellair te bashkeshortes se tij Ergys Veraj, si dhe per perfitime dhe pasuri qe ky shtetas ka nga favorer e bera nga subjekrj i rivleresimit.

Ne shpjegimet qe depozitoi ne komision per rezultatet e hetimit, Klodjan Braho pranoi faktin se Ergys Veraj eshte proceduar dhe denuar penalisht ne shtetin italian, par ai deklaroi se nuk ishte ne dijeni tc faktit se kunati i itij eshte i perfshire ne krimin e organizuar. Sipas

parashikimit te pikes 15, te nenit 3, te ligjit nr. 84/2016, shtetasi Ergys Veraj konsiderohet i perfshirë në krimin e organizuar dhc subjekti kishte per pasoje detyrimin ta deklaronte kete fakt ne deklaraten per kontrollin e figures ne pjesen 5 te saj, të rubrika e te dhenave per sigurine. Prokurori Klodjan Braho, perpara se te plotesonte deklaratën per kontrollin e figures duhet te bente te gjitha verifikimet e nevojshme me qellim plotesiin me vertetesi dhe saktesi sipas detyrimit kushtetues, te deklarates per kontrollin  figures, nder te tjera edhe pjeses 5 te saj.

Ky vendim eshte marre me shumice votash dhe nuk eshte ankimuar nga ana e komisionerit publik”, thuhet ndër të tjera në padine që Mertiri i dorëzoi Çim Pekës.