Vesho Mallisti sëkëlldiset për intervistën e Mërtirit: Obobo nuk e di se çfarë do thotë për Arben Ahmetajn

Kryesore

Publikuar: 15/12/2023

Vesho Mallisti sëkëlldiset për intervistën e Mërtirit: Obobo nuk e di se çfarë do thotë për Arben Ahmetajn

Intervista e Mirel Mërtirit, paralajmëruar sot nga Çim Peka, ka zënë në befasi, ka tronditur dhe pikëlluar zarat mediatikë të Arben Ahmetajt, rrjedhimisht edhe të Ilir Metës dhe Sandër nongratës.

Pikëllimi dhe sëkëlldisja është reflektuar menjëherë në tezgën mediatike-psikike të Vesho mallistit, një ish zyrtar i korruptuar i Partisë Demokratike dhe ish anëtar bordesh shtetërore, i maskuar si gazetar pas largimit të PD-së nga pushteti, bythëlëpirës i gjysmës së qeverisë dhe i çdo oligaku të Tiranës.

Edhe pse ka vite që heh, shpif, sajon shifra, përgojon, shkruan pothuajse çdo ditë trapllëqe dhe demostron psikozën e inceneratorëve, Vesho mallisti është alarmuar nga reagimi i parë publik i Mirel Mërtirit dhe versioni i tij përballë mullarëve disavjeçar të llumit dhe llokoçitjeve mediatike.

Më shumë se sa nga reagimi i parë publik i Mirel Mërtirit, Vesho mallisti është i pezmatuar dhe ka nisur që sot të mpijë hundët me viza nga ajo që pritet të thotë Mirel Mërtiri.

Vesho dhe tutorët e tij, oligarkë, zyrtarë dhe ish pushtetarë të korruptuar, janë në hall dhe kanë nisur të sëkëlldisen pasi nuk e dinë se çfarë do të thotë Mirel Mërtiri për pronarin e inceneratorëve Arben Ahmetajn, për Veshon kur kërkonte reklama nga inceneratorët, për grupin që synon të marrë biznesin e inceneratorëve etj.

Është kaq i shpëlarë dhe depersonalizuar saqë vite më parë i vuri gjobë një biznesmeni, ndërsa prej disa ditësh akuzon mediat e tjera për atë që ka bërë vetë. (Madje disa shkrime kundër biznesmenit që mbron sot ka harruar pa i fshirë pasi ka marrë reklamë).

Është kaq ordiner dhe martrapaz saqë bën pazare dhe merr para në emër të disa gazetarëve të nderuar, mes të cilëve edhe të Klod Tomorrit, për të cilët thotë se janë ushtarë të tij, se i markon ai etj.