Policia shqiptare arreston ‘Peshkaqenin’ në Tiranë, kush është Princ Dobroshi bosi i drogës në Europë!

Aktualitet

Publikuar: 08/12/2023

Policia shqiptare arreston ‘Peshkaqenin’ në Tiranë, kush është Princ Dobroshi bosi i drogës në Europë!

Princ Dobroshi, i njohur ndryshe me nofkën “Peshkaqeni”, i dyshuar si një nga bosët e drogës, u arrestua një javë më parë nga autoritetet në Shqipëri, por nuk u publikua asnjë njoftim nga autoritetet tona.Policia e Kosovës ditën e djeshme i kontrolloi shtëpinë e tij në Pejë, ku iu sekuestruan një veturë dhe disa pajisje teknologjike.Dobroshi i njohur ndryshe me nofkën “Peshkaqeni” me të kaluar kriminale të pasur ka të regjistruara një numër të madh objektesh banimi dhe tokash. Ai kishte edhe një biznes të regjistruar në emër të tij, por i cili është pasiv që nga 2022-a.

“Në këtë operacion policor kanë qenë të angazhuara njësitë e ndryshme policore, të cilat kanë kryer kontrolle në dy lokacione, banesë dhe shtëpi banimi të personit të dyshuar (P. D.), i cili me datën 22/11/2023 ishte arrestuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë si i dyshuar për vepra penale të trafikimit me narkotikë në nivel ndërkombëtar”, u tha në njoftimin e policies së Kosovës.

Kush është Princ Dobroshi?59-vjeçari nga Peja e nisi ‘karrierën’ e tij në fund të viteve ’80 në Gjermani, ku do të dilte si shumë të rinj të tjerë nga Kosova. Megjithatë, besohet se aktivitetet kriminale në trafikim të drogës – dhe siç dyshohet edhe armëve, do t’i niste në fillim të viteve ’90.Në vitin 1993 ishte kapur në Norvegji dhe ishte dënuar me 14 vjet burg për trafikim të heroinës. Në vitin 1997 Princi kishte arritur të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu duke shkuar në Çeki ku raportohet se ka dominuar trafikimin e drogës atje.Dy vjet më pas ishte arrestuar sërish dhe ishte dërguar në Norvegji. Autoritetet çeke në atë kohë kishin raportuar se dokumentacioni i gjetur te Dobroshi indikonte që ai po përdorte paratë e drogës për të blerë armë të cilat i dërgoheshin më pas njerëzve të UÇK-së.

100% për qindje të aksioneve.Në bazë të përshkrimit të biznesit, aktiviteti kryesor i biznesit ishte rikuperimi i materialeve të klasifikuara.Ndërkaq, aktivitetet e tjera përfshinin tregtinë me shumicë të kafes, çajit, kakaos dhe erëzave, tregtinë me shumicë të tekstileve, tregtinë me shumicë të mbeturinave dhe hekurishteve dhe tregtinë me shumicë jo të specializuar.( Vox news)