Pazari / Ardit Demiri i Postës i jep Durim Nazërajt 6 milionë euro tender, eliminuan ofertat më të ulëta

Aktualitet

Publikuar: 06/12/2023

Pazari / Ardit Demiri i Postës i jep Durim Nazërajt 6 milionë euro tender, eliminuan ofertat më të ulëta

Ardit Demiri është aktualisht drejtuesi i Postës Shqiptare. Ky institucion për fat të keq është shndërruar në një bankomat lekësh ku të gjithë përfitojnë.

Duket se Demiri ka vazhduar të ndjekë gjurmët e pararadhësve të tij si Bushati dhe Kaltanji, të cilët janë të famshëm për shpërdorimet massive të parave të këtij institucioni.

Ky shpërdorim natyrisht ndodh nëpërmjet procedurave të prokurimit. Njëra prej tyre është edhe ajo që do t;ju paraqesoim në vijim.

Posta Shqiptare do të harxhojë gati 6 miliardë lekë të vjetra me TVSH për transport dhe ruajtje me roje të parave.

Bëhet fjalë për tendering me numër reference REF-82489-10-05-2023 dhe me objekt “Shërbimi i Transportit, Shoqërimit dhe ruajtjes së vlerave monetare gjatë transportit, me roje të kategorisë 1.3.B”, Marrëveshje Kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 24 muaj”.

Fondi limit i tij është caktuar në masën 502,240,630 lekë të reja pa TVSH ose rreth 6 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Nga dokumentat e procedurës shikohet se kanë marrë pjesë vetëm dy firma. Prej tyre është shpallur fituese firma që ka dhënë ofertën më të lartë.Bëhet fjalë për NAZERI – 2000” e cila ka ofruar vlerën 501,530,400 lekë të reja pa TVSH ose rreth 6 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Shikohet se tenderi ka shumë pika të dyshimta.

Së pari mungesën e konkurrencës, pasi kanë marrë pjesë vetëm dy firma.

Së dyti faktin që fituese është shpallur firma me ofertën më të lartë.

Dhe së treti, vlera fituese është sa 99.9% e fondit limit. Duket se edhe Ardit Demiri është future në rrugë “të mbarë” për të shpërdoruar paratë e taksapaguesëve shqiptarë.(Joq)