Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares/ Ministria e Brendshme Bullgare: Nuk kemi të dhëna se Palevski ndodhet në shtetin tonë

Rajon

Publikuar: 05/12/2023

Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares/ Ministria e Brendshme Bullgare: Nuk kemi të dhëna se Palevski ndodhet në shtetin tonë

Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RMV-së, për vrasësin e krimit të dyfishtë, Ljupço Palevski – Palco, është lëshuar fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli.


Në njoftimin nga Ministria e Brendshme thuhet se ai kërkohet për hetimin e veprave penale si rrëmbim dhe vrasje. Ai akuzohet si organizator dhe autor i vrasjes së 14-vjeçares, Vanja Gjorçevski dhe 74-vjeçarit, Plançe Zhezhovski.

“Ljupço Palevski i lindur më 12.12.1964 në Shkup kërkohet me urdhër ndërkombëtar për hetimin e veprave penale “rrëmbim” dhe “vrasje” sipas urdhrit të lëshuar XV KO nr.3047/23 nga Prokuroria Themelore Publike Shkup”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Palco së bashku me avokatin e tij u larguan nga Maqedonia, shkuan në Serbi dhe më pas në Bullgari. Por Ministria e Brendshme bullgare nuk ka informacion se ai ndodhet në territorin e saj, raportojnë mediat bullgare.