Operacioni i EUROPOL në 26 vende, 28 të arrestuar në Shqipëri, u sekuestrua kanabis, kokainë, armë e fishekë!

Aktualitet

Publikuar: 01/12/2023

Operacioni i EUROPOL në 26 vende, 28 të arrestuar në Shqipëri, u sekuestrua kanabis, kokainë, armë e fishekë!

Europol, duke angazhuar në total 315 punonjës të Policisë së Shtetit për kontrollin e 2648 subjekteve, 1525 shtetasve, 987 mjeteve, 40 pakove postare dhe 92 ambienteve. Në vendin tonë u arrestuan 28 shtetas, u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, 81 kg lënde narkotike canabis dhe shumë doza kokainë.

Në total në 26 vendet europiane, gjatë këtij operacioni janë arrestuar 566 shtetas (218 për trafikimin e personave, 186 për trafikimin e drogës, 69 për trafikimin e armëve, 89 për krime të tjera); janë sekuestruar 310 armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 1 ton drogë (626 kg kokainë, gati 300 kg cannabis, heroinë dhe lëndë të tjera narkotike”, shkruan Balla.