Bujar Gërmizi, njëri nga personat e arrestuar gjatë operacionit të prokurorisë SPAK, shfaqet me pseudonimin “Galani”.
Ai përdor kodin Ç4RE2, ndërsa e ka maskuar këtë kod numerim me pseudonimin “Galani”.
Pjesë të kodeve të aplikacionit “SKY” të mbëritur nga Franca në Shqipëri, ku “Galani” shfaqet në një intesitet të ngjeshur bisedash me Nuredin Dumanin, për të kryer vrasje.
Dumani kishte lidhje me Erzen Breçanin, njeri i besuar i Sali Berishës. Ata takoheshin fshehurazi në Kukës, kjo e konfirmuar nga zbërthimi i SKY dhe pranuar edhe nga Dumani.
Nuredin Dumani në aplikacion “Sky” përdor kodin YR2N3M, duke u fshehur pas pesudonimit “Toto Rinoo”.
“Toto Rinoo” ka biseduar dhe ka lidhur marëveshje bashkëpunimi me “Galanin”, me qëllim kryerjen e vrasjeve në Tiranë, Lezhë dhe qytete të ndryshme.
Sipas kontekstit të bisedave “Galani” dyshohet se është njeriu që ka paguar Nuredin Dumanin për të vrarë, Lulzim Mashën, një biznesmen ndërtimi në Lezhë dhe vëllezërit Nela nga Kukësi, por me qëndrim në Angli.
Historia gjakatare e vrasjeve të këtyre personave dyshohet se shtrihet dhe tek ekzekutimi i Guxim Gjyriqit në Tropojë, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Janar 2020.
Guxim Gjyriqi është kushëri dhe lidhje e hershme e Fatmir Haklajt, njeriun që Sali Berisha e kishte më tmerr në këtë botë.
Sa ishte gjallë, Berisha nuk guxou t’i përmedte ermrin. Haklajt kanë akuzuar Berishën se qëndron pas vrasjes së vëllezërve Haklaj.
Dyshimet janë të forta se ky grup mund t’i ketë shërbyer edhe Sali Berishës, i cili pas një heshtje disa ditore, mohoi Erzen Breçanin.
Mes shumë komunikimeve të “Galanit” dhe “Toto Rinoo”, flitet dhe për ndihmesën që Bujar Gërmizi i jepte Nuredin Dumanit për të hyrë dhe dalë pa probleme në pikën kufitare të Morinës në Kukës.
Të gjitha këto episode janë duke u hetuar nga policia dhe SPAK, ndërsa situata në ditën në vijim do fillojë të nxehet me arrestime të tjera, mbi kontratat e vdekjes që Nuredin Dumani, lidhte në çdo qytet të Shqipërisë.