Djali i ish-nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, Eralbi Breçani është shpallur në kërkim nga policia, pas hetimeve të SPAK që e implikojnë atë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, në bashkëpunim kryesisht me Ervin Matën.
Eralbi Breçani është i martuar me motrën e Ervin Matës, i njohur me nofkën “boli i kokainës”, ish-i fejuari i këngëtares Elvana Gjata.
Përveç tyre në kërkim janë shpallur edhe Ismail Zeneli, Besmir Murati, Artan Sulejmani, Albert Prenga dhe Bajram Grabova.
Sipas hetimeve të SPAK Ismail Zeneli ishte pritës i lëndës narkotike, financues dhe personi përgjegjës për nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti. Artan Sulejmani ishte bashkëpunëtor i Ismail Zenelit, bashkëposedues i 20 kg kokainë.
Po ashtu, ky grup, duke bashkëpunuar me shefin e komisariatit në Tiranë, Dedan Gjoni, kanë komplotuar për vrasjen e dy vëllezërve Nela, të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe.
Po ashtu, nga dosja hetimore mësohet se Erzen Breçani ishte në dijeni të aktivitetit kriminal të djalit të tij, si dhe e kishte ndihmuar në kryerjen e disa investimeve. Eralbi Breçani rezulton pronar i një hidrocentrali.