“Mira Murati ka pasur një karrierë mbresëlënëse si lidere teknologjike dhe së fundmi si shefe e teknologjisë e OpenAI, pas largimit të Sam Altman, prej mungesës së votëbesimit në bord.
Nëpërmjet përkushtimit të saj ndaj demokratizimit të AI, aftësisë së saj për të bashkuar ekipe të ndryshme dhe guximit të saj për të përballuar sfidat teknike, Mira ka ndihmuar në transformimin e kompanisë nga një startup, në një nga kompanitë kryesore në botë të AI”.
Me këto fjalë CEO i Microsoft, Satya Nadella, e ka përshkruar në revistën amerikane Time 35-vjeçaren e lindur në Vlorë, Shqipëri. Dhe nga sot Murati është në krye të OpenAI, kompania që lëshoi ??ChatGpt dhe bordi i drejtorëve të së cilës sapo ka shkarkuar themeluesin Sam Altman.