39-vjeçari nga Tirana gjendet i pajetë në Fier: Ka plagë plumbi

Aktualitet

Publikuar: 16/11/2023

39-vjeçari nga Tirana gjendet i pajetë në Fier: Ka plagë plumbi

Një 39-vjeçar nga Tirana është gjetur pa shenja jete në Fier, në fshatin Daullas.

Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.