Edukatorja i theu këmbën 3-vjeçares. Policia në aksion, evidenton 30 kopshte me probleme

Aktualitet

Publikuar: 14/11/2023

Edukatorja i theu këmbën 3-vjeçares. Policia në aksion, evidenton 30 kopshte me probleme

Policia e Tiranës, ka proceduar 30 kopshte. Pas skamdalit, ku edukatorja i theu këmbën një 3-vjeçareje, policia ka ushtruar kontrolle në të gjitha kopshtet e kryeqytetit. Gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve janë gjetur shkelje në te gjitha këto kopshte.

Burime bëjnë me dije se procedimi është regjistruar për mosdeklarim të ardhurash, por edhe kushtet e papërshtatshme për fëmijet. Pas kostatimit të ketyre shkeljeve, pritet që materialet proceduriale ti kalojnë prokurorisë për veprime të mëtejshme. Pritet që policia e shtetit të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë procedim.