Dita e sotme në Britani filloi me shkarkimin e sekretares së Brendshme, Suella Braverman, pas komenteve kundër protestave pro Palestinës lidhur me luftën në Gaza. Shkarkimi i saj sipas mediave vendase u tha se erdhi pasi kryeministri Rishi Sunak është duke kryer një riorganizim ministrot me qëllim për të forcuar më tepër ekipin e tij në qeveri.
Dhe këtë po e tregojnë dhe lëvizjet e fundit që kanë ardhur nga Londra. Së fundmi kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre disa ministra dhe zyrtarë të rëndësishëm në qeverinë britanike, ndërsa disa të tjerë janë shkarkuar dhe disa janë emëruar në poste të tjera.
Therese Coffey ka dhënë dorëheqjen nga posti i sekretares së Mjedisit. Në një letër drejtuar kryeministrit, Coffey shkruan se: Tani është koha e duhur për t’u larguar nga qeveria.
Ndërsa, ministrja e Strehimit Rachel Maclean është shkarkuar nga kryeministri Rishi Sunak. Në një deklaratë të postuar në “X”, deputetja e Redditch tha se është e zhgënjyer nga ky lajm.
Gjenerali i pagave, Jeremy Quin, është dorëhequr. Në një letër të postuar në platformën “X”, ai tha se Rishi Sunak i tha që mund të vazhdonte në detyrën e tij, mirëpo ai preferoi që të tërhiqej për t’u përqëndruar në zonën e tij elektorale Horsham.
Edhe Laura Trott, ministrja e Pensioneve dhe Victoria Atkins, sekretare financiare e Thesarit u panë në Downing Street, ndërkohë priten më tepër detaje në vijim.
Ministri i Transportit Jesse Norman jep dorëheqjen, duke thënë se ishte një nder të kishte shërbyer.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë Steve Barclay, dha dorëheqjen nga ky post duke zënë vendin e Therese Coffey te Mjedisi.