Prapaskena

Kryesore

Masakër / Klinika Uzllova ku del i verbuar, si ia shuan pacientit syrin e shëndoshë, shtohen denoncimet. Rrëfimi: Çdo gjë bardhë, doktori rus më tha mos u mërzit…

Publikuar: 12/11/2023

Mjekimi i pakujdeshëm dhe diagnoza e gabuar, sidomos nga klinikat private që rendin pas parasë, po shton gjymtimet dhe vdekjet te pacientët në Shqipëri.

Një nga klinikat që shquhet për denoncime nga pacientët është Klinika Uzllova, e cila e prezanton veten si lider për okulistikën në viset shqiptare.

Sa vjen e shtohet numri i denoncimeve ndaj kësaj klinike nga paciantë që kanë hyrë në operecion me shikim në një përqinje të caktuar, madje deri në 90 %, por që kanë dalë të verbuar.

Denoncohen për operacione masakër doktorët rusë Andrey Anatolevic Artemov dhe Andrey Valentinovic Zallatarevski.

Administrator i klinikës Uzllova është Hysen Rojba, i cili ka si të besuar Suzana Karagjozin, kryetare e shoqatës së Bashkatdhetarëve Rus në Shqipëri “ORSA”.

Dyshja kanë udhëtuar shpesh drejt Rusisë dhe janë monitoruar nga shërbimet si të dyshuar për spiunazh.

Klani i Suzana Karagjozit tek ORSA përbëhet nga Zoja Bozgo, Diana Mitrushi,  Arjana Risilia, Jana Mataj dhe Ilir Myteveli, ku qarkullojnë financime ruse.

Po çfarë ndodh në klinikën Uzllova?

Sali Lela, pasi kishte shpenzuar 50 mijë euro për të kuruar dhe normalizuar shikimin, humbi syrin e shëndoshë tek Klinika Uzllova.

Klinikat e tjera më thoshin që deri në moshën 25 vjeç mos e bëj ndërhyrjen, kurse doktori rus më tha që bëhet menjëherë. Kisha nevojë për oeprim tek syri i majtë dhe të vendosja lente. Operacioni u la pas dy javësh. Syri i djathtë kishte 80-90 % shikim. Ne thamë pse ta ngacmonim? Ai tha që që duhet të shkojnë të dy numrat në mënyrë të barabartë. të bëhen të dy kristalinat njësoj. shkova si në operacionin e parë, të njëjtat procedura. u futa në sallë, vazhdoi operimi, anestezia ishte totale, syri tjetër me anestezi lokale. Pasi ishte hapur syri më ka dalë anestezia. Aty kanë filluar dhimbje të forta, të padurueshme. Më kanë lidhur këmbë, duar, më kanë mbajtur deri sa më kanë qetësuar dhe më kanë vendosur prapë anestezi. kam dalë pas 4 orësh. Kur ka dalë doktori u ka thënë familjarëve të mi që çdo gjë ka dalë me sukses, pastaj më kanë marrë për krahu familjarët dhe më kanë çuar në shtëpi se nuk isha në terezi. E shikoja dallimin mes syve. Kisha fryrje syri, kisha edhe shqetësime, ngacmime gjatë natës. Shkova të nesërmen tek klinika, heq fashon, çdo gjë e bardhë. Nuk shihja asgjë, i thashë doktorit nuk shoh. Mos u mërzit tha se ka ngelur thjesht bebja e syrit e hapur. Do bëjmë gjilpëra në sy që ta mbyllim, kur bëra gjilpërën e tretë e nguli thellë brenda në sy dhe u nxi syri u mbush plot me gjak. Padiskutim tha që është faji i anestezistit që nuk të ka vënë dozën e duhur të anestezisë, kur takoj shefin më thotë tjetër për tjetër, nuk është faji jonë, as i anestezistit. Doktori ndryshe më thotë kur është vetëm me mua, ndryshe kur jemi me shefin. një herë më thonë të ka plasur hemoragji, por nuk është e vërtetë. Pastaj tha jo nuk ka plasur hemoragji. nuk është faji jonë. as ne nuk e dimë si ka ndodhur. Por unë i thashë që të erdha me sy, me këmbët e mia, nuk më mori njeri për dore. Kam dokumente nga të gjitha klinikat që kam parë nga ky sy”, ka rrëfyer Sali Lela.



Më të lexuarat