Braktisi në bodrum foshnjën e porsalindur, gjykata cakton ‘arrest shtëpie’ për nënën 30 vjeçare

Aktualitet

Publikuar: 12/11/2023

Braktisi në bodrum foshnjën e porsalindur, gjykata cakton ‘arrest shtëpie’ për nënën 30 vjeçare

Gjykata ka vendosur masën arrest shtëpie për 30-vjeçaren, Egljanta Isufi e cila disa ditë më parë braktisi foshnjen e saj të porsalindur në garazhin e një pallati në Yzberisht.

Bëhet e ditur se avokati i saj ka kërkuar kryerjen e një akt ekspertimi psikik, për të vlerësuar gjendjen mendore të saj.

Bebja u braktis nga nëna e tij 30-vjeçare Egljanta Isufi, e cila dyshohet se e lindi pikërisht në vendin ku u gjet. Ishte një banor i zonës që dëgjoi të qarat e të porsalindurit. Menjëherë pasi mbërriti në spital djali i vogël shfaqi probleme të rënda shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Para hetuesve ajo mësohet se ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur beben ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merrej vesh nga familja e saj, por edhe opinioni publik, për shkak se ishte e pamartuar.