Gazetari i Inside Story në Top Channel, Andi Malasi tregoi në emisionin “Top Story” tha se pronarët e kompleksit “Partizani” u dëmshpërblyen në vitin 1940 nga regjimi fashist i asaj kohe, ndërsa kishte pushtuar Shqipërinë.
Gazetari tha se SPAK po kërkon dokumentin e shpronësimit në Itali.
Ky dokument, nëse do të sigurohet nga SPAK, pritet të fundosë përfundimisht Familjen Berisha.
Malasi: Është lehtësisht e verifikueshme që shtylla e kësaj dosje është verifikimi i origjinës së pronës. Në rast se sipas mendimit tim, (por biem dakord edhe të tjerët), në rast se verifikohet se prona e shpronësuar në vitin 1940 siç flasin disa dokumente arkivore që gjenden në arkivat e shtetit shqiptar apo në arkivat e Bibliotekës Kombëtare, nëse vërtetohet që është shpronësuar, familjet e shpronësuara nuk mund të pretendojnë se ndryshoi rendi kushtetues, erdhi komunizmi, erdhi demokracia dhe hajde tani pretendojmë për troje që janë shpronësuar një herë. Cilat janë dokumentet, është dokumenti i 1940 i Jokomonit që është përmendur, ku thuhet ‘mbi hartën në fjalë janë të treguara planet e parcelave dhe emrat e pronarëve të tokave që janë subjekte shpronësimi’. Për të shkuar tek viti 1942 që është përplotësues i këtij dokumenti që në fakt është një listë me personat e shpronësuar. Ndërmjet këtyre është edhe Mahmut Begeja, Xhemal Beheja që janë paraardhësit e Jamarbër Malltezit.
Këtu është edhe një emër Adem Xhepa, pse po e theksoj këtë emër, i cili nuk është pjesë e pesë familjeve sot, por çfarë ndodh, në 1994 kur drejtor i Arkivës së Shtetit shqiptar ka qenë Luan Malltezi, babai i Jamarbër Malltezit ka lëshuar një dokument. Mesa duket në atë kohë përpos këtyre familjeve, ka pasur edhe pretendentë të tjerë që kanë pretenduar për trojet e ish-kompleksit ‘Partizani’. Rezultojnë pasardhësit e personit që unë ritheksova pak më sipër, Adem Xhepa. Ai ka qenë në të njëjtën listë shpronësimi me Mahmut Xhemal Begeja. Në rast se verifikohet plotësisht vërtetësia e këtyre dokumenteve që janë në arkivën e Firences në Itali, unë mendoj se kjo dosje nuk ka nevojë më të merremi me shtyllën tjetër. Në momentin që ne verifikojmë që kjo tokë ka qenë e shpronësuar një herë në 1940-ën, atëherë nuk ka pse të vihet më në diskutim.