Avokati i bandave kriminale Detar Hysi ndërhyn në mënyrë të paligjshme tek mediat dhe gazetarët, me qëllim për t’i kufizuar në raportimin dhe informimin e publikut.
Ka dyshime se Detar Hysi mund të jetë përfshirë në afera me vizat greke si dhe për pazare me ish Presidentin, Alfred Moisiu, për të liruar nga burgu figura të botës së krimit, përmes amnistisë.
Avokati i famshëm Detar Hysi, si përfaqësues ligjor i Lul Berishës, humbi betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2022.
Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e Lulzim Berishës për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Lartë që e rikthente në burg.
Gjykata e Lartë kishte rrëzuar Apelin e Durrësit që liroi në vitin 2016 nga burgu 5 vite para afatin ish kreun e Bandës së Durrësit.
Në vitin 2014 Gjykata e Lartë kishte rrëzuar vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për 5 vrasje dhe disa atentate.
Kushtetuesja la në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë. Për të justifikuar dështimin, Detar Hysi ndërhyri dhe tentoi të presiononte gazetarët që të mos raportonin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Si të ishte anëtar i bandave që mbron, Hysi mendoi se gazetarët mund të trembeshin nga gjuha e tij prej laci dhe burgaxhiu.
Disa muaj më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit ndëshkoi me gjobë avokatin dalkaverexhi Detar Hysi pasi ai largohej prej seancave gjyqësore që janë mbajtur për procesin në ngarkim të Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit.
Hysi ishte avokat i Orges Bilbilit, i arrestuar si i dyshuar se në bashkëpunim me Laert Haxhiun ekzekutoi në shtator të 2017 në Lushnje, Zamir Latifin e Jurgen Hoxhën.
Detar Hysi u shfaq edhe si avokat i bandës famëkeqe të Leart Haxhiut, e akuzuar për 6 vrasje dhe shumë krime të tjera.
Hysi është shfaqur edhe si avokati i Nezar Seitit, një nga personat kyç të grupi të drogës “Habilaj” dhe financier i tyre.