“Mollë sherri” mes Kishës dhe banorëve, SPAK bllokon 5.4 dynym tokë te Kepi i Rodonit

Aktualitet

Publikuar: 31/10/2023

“Mollë sherri” mes Kishës dhe banorëve, SPAK bllokon 5.4 dynym tokë te Kepi i Rodonit

Prokuroria e Durrësit po përgatit dosjen për masën e sigurisë në gjykatë ndaj tetë personave të arrestuar pas konfliktit të dhunshëm për pronën tek Kepi i Rodonit mes të cilëve edhe ish deputeti Mark Frroku.

Sakaq, prona prej 5,4 dynymësh që është bërë “mollë sherri” është bllokuar nga SPAK për verifikim.

“Prona është e bllokuar nga SPAK për verifikim” tha Ana Shtjefni, administratore e “Albanian Touriste Resorte”, në një intervistë për “Report Tv”.

 “E kemi marrë me kontratë qirramarrëdhënie. Është në formë kocensioni në fazë fillestare duke përfshirë dhe planin e zhvillimit dhe në momentin që ka realizuar aktivitete që ka parashikuar do të kalonte në fazën tejetër të zhvillimit”, deklaroi ajo.