Prapaskena

Pa kategori

E ka me Luizin? Arbana Osmani “thumbon” në rrjetet sociale: Më jep ndjesi të keqe…

Publikuar: 24/10/2023

Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim në llogarinë e Arbana Osmanit në rrjetin social “Instagram”, këtë herë ajo ka bërë një postim “thumbues”, por me kë e ka?

Ajo ka postuar një meme ku thuhet:

“Kur të gjithë më në fund nisin të mos e pëlqejnë më atë personin për të cilin ti ke pasur gjithnjë një ndjesi të keqe”, ku shfaqet një foto e Simon Coëell me krah hapur.

Përplasja e fundit e Arbanës ka qenë me fituesin e “BBVA2”, Luiz Ejllin, gjë që ky i fundit e konfirmoi vetë në një intervistë.

Gjithashtu, Luizi është i vetmi ish-banor që Arbana ka hequr nga lista e ndjekësve në “Instagram”.



Më të lexuarat