Gjyqi për tragjedinë e Gërdecit, flet ish-roja i fabrikës së demontimit: Pashë kur mori flakë karroca e salduar

Aktualitet

Publikuar: 18/10/2023

Gjyqi për tragjedinë e Gërdecit, flet ish-roja i fabrikës së demontimit: Pashë kur mori flakë karroca e salduar

Ka nisur sot seanca e pyetjes së dëshmitarëve të thirrur nga SPAK për tragjedinë e Gërdecit, mes të cilëve do të jetë edhe Shkëlzen Berisha.

Mes 14 dëshmitarëve të pyetur sot ka qenë edhe Fejzi Shehu ish-roje në fabrikën e demontimit të armëve.

Shehu ka deklaruar se ka parë momentin kur karroca e salduar ka marrë flakë në 15 mars.

“Kam punuar në fabrikë me 14 dhe 15 mars, Qemal Deliu doli disa herë për saldim me lejen e përgjegjësit, emrin e tij e mësova më pas”, ka deklaruar ndër të tjera Shehu.