TRONDITËSE / Izraeli bombardon spitalin në Gaza, raportohen 500 viktima

Botë

Publikuar: 17/10/2023

TRONDITËSE / Izraeli bombardon spitalin në Gaza, raportohen 500 viktima

Të paktën 500 persona raportohet se janë vrarë pas bombardimit të spitalit në Gaza, nga ushtria izraelite.

Sipas raportimeve të medieve ndërkombëtare, dhe raportimeve nga autoritetet palestineze, 500 persona dyshohet se kanë mbetur të vdekur pas bombardimit të spitalit “Arab Baptist Hospital”.

Spitali ka qenë i tejmbushur për shkak të qindra civilëve të plagosur më herët nga bombardimet izraelite.

Rrjeti Al Jazeera, duke cituar informacione nga Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, raportoi se kishte dyshime se më shumë se 500 njerëz janë vrarë.

Një dëshmitar tha për “Al Jazeera” se e kishte të pamundur të fliste për shkak të horrorit që kishte parë. Spitali tha ai, ishte i mbushur me trupa të pajetë, fëmijë, gra e burra, si dhe shumë trupa të gjymtuar.