Prapaskena

Pa kategori

Vdekja e të miturit/ Mjeku mohoi akuzat, babai i 3-vjeçarit: Ai gënjen, djali doli në gjendje të rëndë!

Publikuar: 06/10/2023

Babai i djalit tre vjeçar, i cili ndërroi jetë pas mjekimit që mori në klinikën dentare të Roland Xhaxhos, ka përgënjeshtruar deklaratën e mjekut.

Për mediat, Bledar Spahiu, thotë se djali i tij doli nga klinika pa fletëdalje, e se ishte në gjendje të rëndë.

“Nga kamerat e bizneseve mund të shihet se djali doli në gjendje të rëndë. Fëmijën e nxorrën pa fletëdalje nga klinika. Mjeku gënjen aty ka kamera”- tha mjeku.

Një ditë më parë, mjeku anestezist Roland Xhaxho i cili asistoi fëmijën 3 vjeç që humbi jetën pas ndërhyrjes në dhëmbë ka reaguar për herë të parë pas njoftimit në media për ngjarjen tragjike.

Sipas tij arsyeja pse të gjithë dhëmbët e fëmijës janë kuruar brenda një seancë është sepse fëmija kishte lindur me probleme në zemër, gjë për të cilën është operuar dhe dy vite më parë, siç thotë mjeku dhe në këtë rast duke qenë se dhëmbët kishin infeksion duheshin trajtuar sa më shpejt në mënyrë që infeksioni të mos shkonte në zemër, duke qenë se i mituri e kishte problematike.

Në deklaratën e tij thuhet se fëmija ka dalë zgjuar nga klinika, në krahët e të atit dhe duke kërkuar vëllain e vogël.

“Mesa duke gjendja është komplikuar në ambiente e shtëpisë dhe më pas është dërguar në ambientet e QSUT nga prindërit. Gjendja e tij shëndetësore u përmirësua ndjeshëm në 24 orët e para, por më pas fatkeqësisht është rënduar, pavarësisht përpjekjeve të pafundme,” shkruan Xhaxho.



Më të lexuarat