Opozita përplaset për partinë në Kuvend, Basha i thotë Bardhit: Je pjesë e aleancës së kullave e nongratave! I përgjigjet deputeti: Ke marrë 2 kate

Kryesore

Publikuar: 05/10/2023

Opozita përplaset për partinë në Kuvend, Basha i thotë Bardhit: Je pjesë e aleancës së kullave e nongratave! I përgjigjet deputeti: Ke marrë 2 kate

“Beteja për partinë’ mes Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhit është zhvendosur sot në parlament.

Luzlim Basha ka kërkuar me tone të ashpra në Kuvend që të zbatohet vendimi i PD për kreun e grupi parlamentar, që sipas tij Gazment Bardhi është i shkarkuar. Ai kërkoi Bardhit para kuvendit që nëse është bërë pjesë e aleancave të kullave të dalë dhe ta thotë publikisht.

Ndërkohë Bardhi tha se Basha është vetëshpallur kryetar dhe nuk mund të mbledhë grupin parlamentar pasi vetëm 3 deputetë ka pas.

Në rendin e ditës janë parashikuar një sërë diskutimesh, ku mes tyre janë edhe dy kërkesat e deputetëve të grupit të Bardhit dhe Berishës për të ngritur komision hetimor për rrjedhjen e të dhënave dhe për kontratat publike në sektorin e shëndetësisë.

Ndërkohë, Gazment Bardhi kërkon ndryshimin e rendit të ditës dhe të futet projektvendimi për rishikimin e përbërjes se komisionit të reformës zgjedhore.