Kafshoi 10 anëtarë të stafit, qeni i Bidenit përjashtohet nga Shtëpia e Bardhë

Botë

Publikuar: 05/10/2023

Kafshoi 10 anëtarë të stafit, qeni i Bidenit përjashtohet nga Shtëpia e Bardhë

Qeni i Joe Biden, Komandanti është larguar përfundimisht nga Shtëpia e Bardhë, pas sulmeve të vazhdueshme ndaj stafit.

Pastori gjerman mendohet se deri më tani ka sulmuar 10 herë anëtarët e shërbimit sekret amerikan nga tetori 2022 deri në janar 2023.

Vetëm pak kohë më parë, Komandanti kafshoi një oficere femër, duke i shkaktuar asaj plagë të mëdha në trup. Shkak për sjelljet e tij agresive janë bërë nivelet e larta të stresit brenda Shtëpisë së Bardhë.

Sipas mediave amerikane një zëdhënës i Zonjës së Parë Jill Biden konfirmoi se Komandanti tashmë është jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe po mendohet për hapat q do të merren në të ardhmen.

Ky nuk është qeni i parë i Biden që u hoq nga Shtëpia e Bardhë që kur presidenti amerikan mori detyrën. Edhe Major u largua për shkak të një incident të ngjashëm me një anëtar të stafit të Shtëpisë së Bardhë.