Babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu ka folur ditën e sotme në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi djalin e tij, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Artan (Marjus) Tafani.
Ai ka folur dhe për marrëdhëniet e të birit me Klea Gjatën, e reja e cila u arrestua nën akzuë si bashkëpunëtore në disa krime në vendin tonë dhe më konkretisht, në vrasjen e Alban Semakut.
Për Klea Gjatën ai tha se lajmet që kanë dalë për të rrezikojën t’i shkatërrojnë familjen Laertit, pasi ai është i martuar dhe me fëmijë.
“Kjo vajza mund të ketë dëshirë, si çdo vajzë që të ketë një të dashur me emër, pompoz dhe të zgjuar, por Laerti është i martuar dhe me fëmijë, ka vajzën 5-6 vjeçe. Kështu po shkatërroni një familje”, tha Qamil Haxhiu.
Qamil Haxhiu ka hedhur poshtë edhe akuzat se djali i tij është i përfshirë në vrasjen e Selmakut, pasi sipas tij, ai nuk ka qenë në Shqipëri kur ka ndodhur ngjarja.
“Alban Selmakun nuk e njoh unë që jam qytetar i vjetër i Lushnjes, si mund ta njohë djali im. Kur e kanë vrarë nuk a qenë djali im këtu. Pse i ngatërroni gjërat”.