Adriatik Doga, avokati i përmendur në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani si shenjetër për t’u vrarë nga Laert Haxhiu, ka folur ditën e sotme ekskluzivisht në Breaking me “Denisa Ruzi, në ‘Top News’.
Avokati shprehet i shokuar gjatë intervistës me moderatoren Denisa Ruzi duke theksuar se asnjë organ nga policia e shtetit nuk i ka ofruar mbrojtje pas përmendjes së emrit në dëshminë e Tafanit, i cili ka dëshmuar se avokti ishte bë listën e Laert Haxhiut për t’u ekzekutuar.
“Me Marjus Tafanin jam takuar 3 muaj më parë. Kemi pirë kafe. E kam kushëri dhe nuk e mendoj kurrë se kam qënë shënjestër për t’u vrarë nga Laert Haxhiu, të cilin nuk e njoh. Me babanë e tij përshëndetem në Lushnjë, por Laert Haxhiun e njoh vetëm si fytyrë. Marjus Tafani është përdorues i lëndëve narkotike dhe deklaratën e tij e quaj trillim. Familja ime është e tmerruar”.
Ndër të tjera, avokati Doga, i pyetur nga moderatorja nëse ka patur klientë nga Banda e Aldo Bares përgjigjet: “Unë kam klientë nga të gjitha palët. Kush më kërkon të ofroj shërbime, e bëj patjetër. Jam takuar edhe me ish prokuroren e Lushnjës, e cila gjithashtu nuk ishte në dijeni se ishte shënjestër e Laert Haxhiut. Unë nuk kam frikë as nga Laert Haxhiu as nga Aldo Bare. Do ndjek çdo hap ligjor. Nëse Laert Haxhiu më donte të vdekur do më kishte vrarë 100 herë, për këtë të jeni të sigurt“.
Bashkëpuntori i prokurorisë, Artan Tafani ka pohuar se Laert Haxhiu kishte qëllim për të eleminuar fizikisht tre anëtarët e drejtësisë shqiptare, prokuroren r SPAK-ut Doloreza Musabelli, ish-prokurore e Lushnjes Merita Selimi si dhe avokatin e Lushnjës, Adriatik Doga.
Pas këtij lajmi, drejtuesi i SPAK Altin Dumani, ka vepruar menjëherë, duke kërkuar nga Prokurori i Përgjithshëm që të marrë masa shtesë për mbrojtjen e prokurores Musabelli dhe familjes së saj, ndërsa për ish prokuroren Merita Selimi dhe avokatin Adriatik Doga nuk janë marrë masa për t’i mbrojtur