U ekzekutua në Sukth, publikohet fotoja e 37-vjeçarit Fatjon Dervishi

Aktualitet

Publikuar: 27/09/2023

U ekzekutua në Sukth, publikohet fotoja e 37-vjeçarit Fatjon Dervishi

Është publikuar fotoja e Fatjon Dervishi, 37-vjeçarit që u ekzekutua në mesnatë nga persona të paidentifikuar në Katund Sukth të Durrësit.

Uniformat blu njoftojnë se nga verifikimet e deritanishme të kryera në koordinim me homologë holandezë rezulton se Dervishi ka qenë i hetuar në Holandë për trafikim të lëndëve narkotike.

Po ashtu, mësohet se deri më tani janë shoqëruar 7 persona. Mes tyre është edhe shoku i Dervishit, i cili në momentin e krimit ndodhej në makinë me viktimën, por nuk u prek nga plumbat.