Lista Serbe reagon pas sulmit terrorist në Kosovë: Të vendoset KFOR dhe EULEX në veri që të frenohet Kurti

Rajon

Publikuar: 25/09/2023

Lista Serbe reagon pas sulmit terrorist në Kosovë: Të vendoset KFOR dhe EULEX në veri që të frenohet Kurti

Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe ka reaguar një ditë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, duke fajësuar kryeministrin Albin Kurti.

Në reagimin e Listës Serbe, parti që për nënkryetar ka kriminelin e sanksionuar nga SHBA, Milan Radojiçiç, kërkon vendosjen e KFOR-it dhe EULEX-it në veri të Kosovës.

Kjo parti ekstremiste serbe pretendon se dy prej terroristëve që sulmuan dhe vranë një polic shqiptar, janë ekzekutuar edhe pse ishin dorëzuar.

“Po ashtu, themi se do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të vrarë gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar. E pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?”, thuhet në reagim.

Në fund, në këtë reagim, Lista Serbe kanë thënë se “kanë kërkuar me herë të panumërta që KFOR-i të ngrejë forcat e veta për të parandaluar dhe për ta frenuar Kurtin”, por sipas tyre ka qenë e kotë.

“Fatkeqësisht, ndodhi ajo që dëshiroi Kurti”, përfundon reagimi i tyre.