Dy shqiptarë janë dënuar për pjesëmarrjen e tyre në një operacion të rritjes së kanabisit me vlerë afro 700,000 £ në Angli.
Policia bëri me dije se gjetën në një magazinë të sofistikuar drogën me vlerën marramendëse. Në pranga mbetën Marikseio Mucaj, 31 vjeç dhe Fatjon Mustaraj, 19 vjeç. Të dy u dënuan me nga 2 vite burg secili,pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.
“Dy burra janë burgosur pasi policia sekuestroi kanabis me vlerë pothuajse 700,000 £ në Leeds. Marikseio Mucaj, 31 vjeç dhe Fatjon Mustaraj, 19, të dy pa adresë fikse, u burgosën të dy për dy vjet.
Në Gjykatën e Kurorës së Leeds sot (e enjte) pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit, tha një zëdhënës i policisë së West Yorkshire.