Një operacionin antidrogë është duke u zhvilluar nga Policia e Tiranës, Sektori i Antidrogës, nën drejtimin e prokurorisë së kryeqyteti për të goditur shpërndarësit e lëndës narkotike.
Sipas burimeve janë lëshuar në total 112 urdhër arreste. Deri më tani janë shoqëruar dhe ndaluar në polici mbi 70 persona.
Operacioni i policisë është shtrirë kudo nëpër Tiranë, nga Vora, Shkolla e Bashkuar, ish-Bllok, Kamëz, afër qendrës, Tiranë e Re e më gjerë.
Operacioni vijon dhe sa vjen e shtohet numri i personave që kapen dhe arrestohen. Ata i përkasin disa grupeve kriminale. 8 persona, veç këtyre 112 që është lëshuar urdhër-arresti sot janë arrestuar që më herët në operacione të mëparshme.