Megaoperacioni anti-drogë, prangoset edhe “Ujku i Cerrikut”

Aktualitet

Publikuar: 14/09/2023

Megaoperacioni anti-drogë, prangoset edhe “Ujku i Cerrikut”

Një megaoperacion anti-drogë ka çuar në arrestimin e të paktën 233 personave të në gjithë vendin.

Operacioni është zhvilluar edhe në qytetin e Elbasanit, aty ku janë prangosur 7 persona dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.

Mes të arrestuarve është edhe një personazh i njohur i rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për “Ujkun e Cerrikut”, emri i vërtetë i të cilit është Saimir Rexhepi.

Ai shihet teksa shoqërohet nga policia brenda ambienteve të komisariatit, teksa në kokë mban një kurorë.