Kishte mbjellë vazo me kanabis në banesë, Gjykata liron Encën, mbesën e avokatit Maks Haxhiaj

Aktualitet

Publikuar: 14/09/2023

Kishte mbjellë vazo me kanabis në banesë, Gjykata liron Encën, mbesën e avokatit Maks Haxhiaj

Pak ditë më parë Enca Haxhia është kapur me kanabis në ballkonin e shtëpisë së saj.

Ditën e sotme gjykata ka vendosur masën e arrestit “detyrim paraqitje”.

Këngëtarja njihet gjërësisht si përdoruese e substancave narkotike. Këngëtares ju gjetën 5 bimë që pothuajse ishin gati për vjelje.

Enca është mbesa e avokatit të njohur Maks Haxhiaj, i njohur për shprehjen ‘Viso, bëj dy paketa’, ku u arrestua në sallën e gjyqit Saimir Tahiri.

Ndërkaq, ashtu sic e bëri me dije Prapaskena vazhduan makinacionet për ta liruar Encën nga burgu, fillimisht arrest shtëpie dhe më pas detyrim paraqitje.

Enca u arrestua dy ditë më parë, teksa në polici u shoqërua edhe i dashuri i saj. Enca në komisariat u shpreh se drogën e kishte mbjellë për përdorim vetjak.

Edhe pse prokuroria kishte kërkuar burg për këngëtaren, Gjykata ka vendosur një masë më të butë sigurie.