Një foshnje e sapolindur është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e tërmetit në Marok.
Ndërkohë, bilanci i tërmetit shkatërrues që përfshiu Marokun është tronditës, pasi sipas të dhënave të fundit të vdekurit shkojnë në 2497 dhe të plagosurit në 2476.
Ky ishte tërmeti më i fortë që goditi rajonin në më shumë se një shekull. Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, më shumë se 300,000 njerëz në dhe rreth Marrakeshit janë prekur nga fatkeqësia.
Zonat më të goditura janë ndër më të varfrat në Marok, me disa shtëpi pa energji elektrike ose ujë të rrjedhshëm, madje edhe në kohë më të mira.
“Realiteti është se që nga momenti që dilni nga Marrakesh, njerëzit në thelb jetojnë sikur të ishin kthyer në Mesjetë, për shkak të mungesës së shtetit”, tha Samia Errazzouki, një eksperte për historinë dhe qeverisjen marokene në Universitetin Stanford.