Një 54-vjeçare është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte 15 mijë euro në doganën e Kapshticës.
Në kuadër të kontrolleve të ushtruara për goditjen e ligjshmërisë, efektivët kanë konstatuar se shtetasje 54-vjeçare me inicialet B.I, banuese në Durrës, kishte në çantën e saj rreth 15 mijë euro të padekluara, të cilat tentoi t’i kalonte në doganën e Kapshticës.
Në përfundim të veprimeve, materialet proceduriale u referuan në prokurori për 54-vjeçare, ku nisi procedimi në gjendje të lirë. Gjithashtu, paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.