Kush është gazetarja e BIRN që Arben Ahmetaj e shëtiti me charter dhe mesazhet që jep sot përmes saj

Aktualitet

Publikuar: 10/09/2023

Kush është gazetarja e BIRN që Arben Ahmetaj e shëtiti me charter dhe mesazhet që jep sot përmes saj

Hetimet e kreut të SPAK Altin Dumanit dhe prokurores Enkeleda Millonai konfirmuan se Arben Ahmetaj ishte pronar i të tre inceneratorëve; Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Për të kamufluar këtë të vërtetë dhe sulmuar ish shokët, që i caktoi për administrimin e biznesit të inceneratorëve, pas mosmarrëveshjeve për Tiranën, Arben Ahmetaj rekrutoi disa gazetarë, me para cash, tendera për të afërmit, udhëtime, karkaleca dhe shëtitje me charter kur ishte në majën e pushtetit.

Pas dekonspirimit dhe kompromentimit të rëndë të Vesho mallistit, Ahmetaj ka futur në lojë dy gazetarë të tjerë, njërin që e ka shëtitur në SHBA dhe që i ka mësuar se çfarë janë ‘dritat e kuqe’, ndërsa një tjetër, të cilën e ka shëtitur në charter.

Bëhet fjalë për një gazetare të BIRN, përmes të cilës, sot, Arben Ahmetaj, jep mesazhe të kamufluar në analiza dhe shkrime gjoja investigime.

Prapaskena ka prova për takimet jashtë vendit të Ahmetajt me gazetaren, të cilën e ka shëtitur edhe në charter.

Ndërkaq, BIRN, dikur një nga platformat mediatike më serioze në vend, muajt e fundit është katandisur një llastik në duart e Arben Ahmetajt, me të cilin gjuan Erion Veliajn, ministra dhe ish ministra të Rilindjes, rrallëherë edhe ish shefin e tij, Edi Ramën.