Kontrolli i Lartë i Shtetit, përmes një raporti të detajuar auditimi, ka zbuluar një sagë abuzimesh me pasoja të rënda në Autoritetin Rrugor Shqiptar, nën drejtimin e Evis Berberit, një pupac në duart e krimit të organizuar dhe klaneve më të fuqishme të korrupsionit.

Prapaskena mëson se auditimi ka përfshirë perjudhën tetor 2020 deri në 31 dhjetor 2022. Evis Berberi është emëruar në krye të ARRSH-së në qershor të vitit 2020.

Nën drejtimin e Evis Berberit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar në ARRSH zhdukje të dokumenteve të mbledhjeve të bordit drejtues, pagesa të anëtarëvë të bordit pa marrë pjesë në mbledhje, vendime bordi pa rend dite, pa dokumentacion shpjegues, pa rezultat votimi etj., pra një batërdi e paprecedentë.
‘Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion në lidhje me aktivitetin e organeve drejtuese rezulton se Vendimet e Bordit nuk kanë një rend dite të përcaktuar nga Kryetari si dhe nuk janë të shoqëruara me procesverbalet e mbledhjes. Në këtë rast, grupi i auditimit e kishte të pamundur të vlerësonte rendin e ditës, çështjet e diskutuara, vendimet që u morën, si dhe formën dhe rezultatin e votimeve. Gjithashtu, disa nga Vendimet e Bordit, që i janë vënë në dispozicion grupit të auditimit, nuk kanë bashkëlidhur asnjë dokumentacion shpjegues në mënyrë që të kuptohet se mbi bazën e çfarë dokumentacioni apo informacioni është marrë vendimi. Edhe pse grupi i auditimit kërkoi vazhdimisht praktikën që duhet të ishte bashkëlidhur këtyre vendimeve, deri në përfundim të auditimit nuk u vu në
dispozicion asnjë dokument’, thuhet në raport KLSH-ja.
KLSH-ja ka konstatuar gjithashtu copëtim të tenderave në vlera të vogla për të shmangur procedurat prokuruese, shpenzime të paplanifikuara, emërime arbitrare në ARRSH, abuzime me llogaritjen e fondit limit dhe kritere të paligjshme në përzgjedhjen e kompanive fituese të tenderave.
‘Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion në lidhje me procedurat e prokurimit të zhvilluara rezulton se janë vendosur kritere të paargumentuara teknikisht dhe ligjërisht për sa i takon numrit të punonjësve të kërkuar, numrit dhe kualifikimeve të stafit kryesor teknik dhe atij mbështetës si dhe numrit dhe kapacitetit të mjeteve në disa raste’, thuhet në raport.
Në 6 maj 2022, Evis Berberi ka shpallur fituese kompaninë Jubica me pronar Ndoc Kulla për tenderin me objekt ‘Përmirësimi i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Verior, Loti 1’, me vlerë 2 milionë euro.
Tenderi është shënuar me flamur të kuq pasi janë skualifikuar të gjithë operatorët përveç fituesit.
KLSH-ja e konsideron finalizimin e kësaj procedura tenderuese të paligjshme. Dihet se çdo veprim i paligjshëm dhe i qëllimshëm bëhet për arsye korrupsioni dhe paracaktimi të fituesit.
Sipas KLSH-së kompania e kontraktuar nga Jubica për të kryer 40 % të punimeve, deklaruar para nënshkrimit të kontratës, nuk i plotëson kriteret. Evis Berberi nuk duhet ta kishte firmosur kontratën me Ndoc Kullën për këtë tender.
Vijon me aferën e Evis Beberit me pronarin e kompanisë A.N.K, Agim Kola, me tenderin e ndërtimit të rrugës Korçë-Ersekë Loti 2.
Mund të lexoni:
Drejtori i “Rrugëve”Evis Berberi “qeras” me 12 mln euro pa garë firmën e vëllait të kreut të Gardës